DURRËS, 23 tetor 2014– Në një kohë kur është ende e fortë jehona e incidenteve që ndodhën në ndeshjen Serbi –Shqipëri, Beogradi përjeton vigjiljen e një tjetër sfide të nxehtë e cila po prodhon incidente të ngjashme me ato që i paraprinë sfidës me kuqezinjtë nga pala serbe. Bëhet fjalë për takimin e kësaj të enjteje mes Partizanit të Beogradit dhe Beshiktash , i vlefshëm për fazën e grupeve të Europa League. Klimë e tensionuar dhe thuajse një déjà vu e atyre që ndodhën me shqiptarët edhe për Turqit në aeroportin e Nikola tesla. President i Beshiktashit, Fikret Orman pas mbërritjes me aeroport privat është bllokuar për një orë në aeroportin e Beogradit pa marrë asnjë shpjegim nga policia e autoritetet serbe. Është dashur nevoja e Ambasadës Turke në Beograd që numri një i Beshiktashit të merrte okejin për t'u futur në kryeqytetin serb.

Por nuk ka mbaruar gjithçka aty, pasi më vonë edhe dy zyrtarë të lartë të klubit turk, janë bllokuar për dy orë në aeroport bashkë me disa dhjetëra tifozë të Beshiktashit që ju ishin konfiskuar pasaportat duke u liruar vetëm pas kontrolleve të imtësishme nga ana e forcave serbe. Nuk është raportuar ndërkohë për ndonjë incident në momentin e mbërritjes së skuadrës turke që aktualisht ndodhet në kryqeytetin serb, por trajtimi aspak normal ka irrituar  se tepermi tifozet turq qe kane postuar fotot me flamurin e skuadres se tyre para stadiumit duke paralajmeruar nje rivalitet te nxehte, por Me sa duket vec rivalitetit sportiv kontrollet e forcave serbe kanë të bëjnë me frikën e tyre për shpalosjen e flamurit shqiptar nga ana e tifozëve turq në stadiumin e Partizanit të Beogradit, pasi disa tifozë të Beshiktash e kanë paralajmëruar diçka të tillë në rrjetet sociale pas akteve të dhunës që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndërkohe që ne te kaluaren nuk kanë munguar incidentet mes dy tifozerive.