KOSOVE, 01 prill 2013– Serbët kanë sulmuar mbrëmë në pikën kufitare Kosovë- Serbi në Merdar, një autobus me pasagjerë kosovarë dhe për pasojë është plagosur rëndë shoferi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se i plagosuri është shtetasi Gëzim Bicili i cili ka marrë plagë në kraharor.
Sipas mediave, autobusi është nga disa serbë të cilët udhëtonin me dy makina sapo autobuzi kishte kaluar kufirin. Mësohet serbët e kanë goditur shoferin me thikë por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.





