22 shtator 2014 – Grupi i tifozëve nga Prishtina, Plisat kanë paralajmëruar se më datë 14 tetor "do ta ndezin" Beogradin në ndeshjen Serbi – Shqipëri që do të zhvillohet në kryeqytetin e Serbisë.
Një deklaratë e tillë ka bërë që mediat në Serbi të nisin të shkruajnë për "Plisat" dhe për tifozërinë "e çmendur" të saj.
“Tifozët e mbledhur pas këtij grupi, i përcjellin të gjitha ndeshjet e Prishtinës, por edhe të përfaqësueses së Shqipërisë dhe janë të njohur me huliganizmin dhe trazirat që i shkaktojnë. Ata para disa ditëve gjoja janë marr vesh me Federatën Shqiptare të Futbollit, që një grup prej 1500 tifozëve ta përkrah Shqipërinë kundër Serbisë në stadiumin e Partizanit”, ka shkruar Kurir.
Sipas mediave serbe, këto "huliganë" më shumë se për tifozllëk, janë "të interesuar për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në kryeqytetin e Serbisë".





