13 korrik 2015 – Njeriu i cili ka qenë agjenti i Kroacisë nën akuzën për gjenocid ndaj Serbisë, ka qenë gjithashtu edhe një nga katër anëtarët në gjykimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Sipas serbëve ai madje nuk është as në listën e gjyqtarëve që gjykojnë në ndodhitë e futbollit. Ata kanë akuzuar se gjyqtari në fjalë nuk e njeh futbollin, dhe se vendimet që janë dhënë kanë qenë kundërthënëse.

“Sands ndodhet në listën e gjyqtarëve që nuk janë të vendosur për të gjykuar në rastet e futbollit dhe kjo nënkupton se sa di ai për futbollin”, ka shkruar Kurir.

Profesori britanik me ndikim, ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe me lobimin e tij është sjellë ai vendim, i cili sipas tyre nuk ka lidhje me drejtësinë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/