Teuta është duke zhvilluar fazën përgatitorë në Austri, por mendon edhe për merkaton.
Tek durrsakët pak ditë më parë u afrua për provë lojtari serb, Tarik Cmajcanin. Mesfushori 22 vjeçar menjëherë ra në sy qysh në seancat stërvitore dhe u duk se ishte një lojtar cilësor. Serbi u aktivizua edhe në miqësoren ku durrsakët u mposhtën nga Ried me rezultatin 1-0, por rezultati në këtë ndeshje ishte ai që kishte më pak rëndësi. Mesfushori Cmajcanin u aktivizua për afro 60 minuta duke treguar një nivel tepër të mirë dhe duke bindur stafin teknik për aftësitë e tij.
Tashmë për lojtarin pritet të vendoset shumë shpejt se çfarë do të bëhet, por mësohet se stafi teknik ka mbetur shumë i kënaqur me Cmajcanin ndaj dhe pritet që palët të negociojnë për kontratën që lojtari serb të jetë pjesë e Teutës sezonin që po afron.





