18 shtator 2015 – Në një intervistë të dhënë për “tangosix.rs”, pronari serb i dy dronëve shpjegon situatën se si ai u ndalua nga policia në doganën e Qafë Thanës. Ai pretendon se ka pasur një ftesë nga operatorë turistikë shqiptarë. 

“Isha me një ftesë në Shqipëri për të bërë një regjistrim në lidhje me promovimin e vlerave turistike të Shqipërisë. Por kjo ftesë as nuk u hyri fare në punë në pikën doganore. Më kanë kontrolluar si kurrë në ndonjë pikë tjetër doganore. Sapo panë që kisha dy dronë me vete, më kanë parë me imtësi në makinë, madje edhe shishen e verës që kisha me vete. Paranoja anormale për një ndeshje që do të luhet pas më shumë se 20 ditësh”, ka deklaruar shtetasi serb.

/portali DurresLajm/