Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Serbi. Si pasojë kanë gjetur vdekjen 5 persona dhe janë plagosur 22 të tjerë. Mes personave që humbën jetën në kafenenë pranë qytetit të Vojvodinës është edhe bashkëshortja e autorit.
Policia serbe ka shoqëruar autorin dhe pritet që në vijim të dalë me informacione të tjera për rrethanat e ngjarjes.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.





