15 qershor 2015 – Kombëtarja shqiptare duket se po e siguron vendin e tretë në grupin tonë kualifikues. Kjo për faktin se Armenia dhe Serbia kanë mbetur në kuotën e 1 pike pas 5 ndeshjeve të luajtura, ndërsa kuqezinjtë tanë kanë 7 pikë, me një ndeshje më pak. Po ashtu, sytë e shqiptarëve janë nga KAS-i i Lozanës, me shpresën se do të bëjë drejtësi dhe do t’i dërgojë në llogarinë e “shqiponjave” tri pikët e ndeshjes së ndërprerë me Serbinë, 14 tetorin e kaluar.Gjithsesi, shtyrja dy herë e vendimarrjes së kësaj gjykate sportive e ka kthyer në “televonelë” këtë gjë. Më 10 korrik mendohet se do të merret vesh nëse do të dhunohet sërish viktima, sikurse bëri UEFA me dy komisionet juridike të saj ndaj Shqipërisë, apo agresori do të marrë ndëshkimin e merituar. Së fundi, kjo ndeshje, që ende nuk ka përfunduar, pasi pret vendimin përfundimtar nga KAS-i, është përfshirë nga prestigjiozja britanike “The Telegraph” ndër 20 rivalitetet më të forta në futboll.