20gusht 2015 – Teutës i është bashkuar një tjetër lojtar i huaj i cili fillimisht do të jetë disa ditë në provë nga trajneri Magani e më pas do të vendoset nëse do t'i bashkohet ekipit durrsak apo jo. Ai është 26 vjecari serb me rolin mbrojtës i djathtë ose qendër mbrojtës Slavko Lukiç. Lukiç deri 5 vite më parë ishte lojtar i kombëtares serbe të U 21 ndërsa për klube ai ka luajtur në kampionatin serb me Smederevo dhe Novi Pazar si dhe me disa ekipe të tjera. Ai tashmë ka filluar stërvitjen me Teutën por do të jetë në provë derisa trajneri Magani të bindet për aftësitë e këtij lojtari e më pas do të jetë pikërisht Magani që do të vendosë ta mbajë këtë lojtar në ekipin durrsak ose jo.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/