SERBI, 11 prill 2013 – Ljubisha Bogdanovic, i cili vrau të martën 13 persona në afërsi të Beogradit ka vdekur sot në Qendrën Emergjente në kryeqytetin serb.

Mediat lokale raportojnë se gjendja e bashkëshortes së tij është e qëndrueshme dhe se ajo ka filluar të përmirësohet pas një operacioni të cilit iu nënshtrua ditën e djeshme.

Mëngjesin e së martës së kësaj jave, Bogdanovic vrau gjashtë burra, përfshirë djalin e tij, shtatë gra dhe një fëmijë dyvjeçar. Me mbërritjen e policisë 60- vjeçari qëlloi bashkëshorten dhe veten derisa motivet nuk janë ende të njohura.