10korrik 2015 – Kryeministri Vuçiç, pas përplasjes me Ramën në rrjetet sociale, pranon ftesën për të parë në Shkodër ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë e Serbisë. Humbja e tre pikëve nuk është gëlltitur nga qeveria serbe, ku vetë kryeministri e quajti vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit si “padrejtësi evropiane”. Por, kryeministri shqiptar iu përgjigj: Mik i dashur, fiton kush luan më mirë…Ndërkohë e njofton se ndeshja nuk do të bëhet në Tiranë, por në Shkodër.

Ja debati me Ramën:

RAMA – Supeeeer! Ja ç'dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! ‪#‎ForcaShqiperia

VUÇIÇ – Drejtësia evropiane, për herë të 100 u kthye në një padrejtësi globale. Ata që shkaktuan incidentin kanë fituar dhe viktima është dënuar. Vendimi i gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe një fyerje për të gjithë njerëzit normalë. Por mos u shqetësoni. @edi rama. Ne do ta fitojmë ndeshjen, pa drone dhe pa ndihmën e askujt, në stadiumin në zemër të Tiranës. Derisa të takohemi përsëri.

RAMA – @SerbianPM! Mik i dashur ne Shqiperi do fitoje kush do luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj "Ne do fitojme" se s'ke asgje ne dore:-)

Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkoder, ku je i mirepritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t'i duartrokasim se bashku ata qe do fitojne

VUÇIÇ – E the mirë. Do të jetë kënaqësia ime.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/