Presidenti serb Tomislav Nikolic ka shpërndarë parlamentin e vendit dhe ka thirrur zgjedhjet e parakohshme, më 24 prill. Ky veprim është bërë pas kërkesës së kryeministrit Aleksandar Vucic. Vendimi i presidentit Nikoliqit vjen pasi qeveria e Vucic bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që kabineti i ri, me një mandat të qartë, do të mund të ndërmerrte reformat e nevojshme dhe ta vendoste vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri serb Aleksandar Vucic bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, në gjysëm e mandatit të tij. Partia Progresiste aktualisht është në koalicion qeveritar me disa parti më të vogla. Por, duke qene se sondazhet e nxjerrin perseri fituese, Vucic synon të rrisë shumicën në parlament, deri edhe me dy të tretat, për të qeverisur më pas i qetë.