Një incidet i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përpara godinës së Parlamentit në Beograd. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Mediat serbe gjithashtu bëjnë me dije se autori i dyshuar i sulmit është identifikuar si V.A., 30 vjeç dhe është arrestuar nga policia. Konkretisht ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.

Por, ky nuk ishte incidenti i vetëm në Serbi, pasi raportohet se edhe një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Sakaq, ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.