Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur agresive dhe nevrike Serbinë, duke theksuar se kjo e bën Kosovën më të kujdesshme dhe jo të frikësuar.
Në një deklaratë për media nga inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kurti ka thënë se Kosova ka paralajmëruar kaherë për rrezikun për sigurinë nga shtetet jodemokratike në rajon, por siç ka shtuar ai “këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund ta dijë askush”.
“Pata nderin bashkë me komandantin e Sigurisë së Kosovës të shoh edhe këta 15 kamionë multifunskionalë të firmës gjermane që i kemi përfshirë tashmë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. 10 prej tyre i kemi blerë me buxhetin e shtetit, 5 janë donacion. Pra ky është partneritet që po bëjmë. Edhe marrim donacion edhe blejmë në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti e siguria e qytetarëve të jetë e pacenueshme. Ne e kemi pas të qartë që fqinj jonë verior është agresiv, është nevrik, mirëpo kjo na bënë të kujdesshëm, assesi të frikësuar”, ka thënë Kurti.