Policia e Kosovës ka konfirmuar se policia kufitare e Serbisë ka arrestuar Drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçin.
Arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, mbrëmë rreth orës 00:00, ka thënë Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë Kosovare.
Policia nuk i di ende arsyet e arrestimit, e madje nuk e di as vendin se ku gjendet për momentin drejtori Thaçi.





