Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se ajo do t’u japë mbështetje serbëve në Kosovë që gjatë muajt prill të formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Tanjug.

Brnabiç tha se meqë Prishtina zyrtare nuk po dëshiron ta formojë Asociacionin ashtu siç kanë rënë dakord në Bruksel, atëherë këtë do ta bëjnë serbët një anshëm.

“Nëse Prishtina nuk dëshiron të respektojë angazhimet e saj, atëherë do t’u japë mbështetje të plotë serbëve në Kosovë që vet ta formojnë Asociacionin dhe kjo do të bëhet në prill”, ka deklaruar kryeministrja serbe.