Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë të tij të fundit në një tubim të Partisë Progresive Serbe ka shprehur idetë e tij kundër Kosovës ndërsa ka shtuar se nuk do të heqin kurrë dorë nga fytyra e tyre.

Më tej Vuçiç është shprehur se ata nuk do të heqin kurrë dorë nga Kosova pavarësisht sa herë e kërkojnë dhe çfarëdo që japin për të. 

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga fytyra jonë, nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova, pavarësisht sa herë e kërkojnë dhe çfarëdo që japin për të”, ka theksuar Vuçiç në tubim.

Vuçiç shtoi se Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, si dhe të ruajë marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe të gjitha vendet e tjera mike.