SERBI – Beogradi synon të arrijë marrjen e statusit të autonomisë për veriun e Kosovës, të populluar kryesisht nga serbët. Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se çështja e enklavave serbe do të diskutohet në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në shkurt. Gjithashtu ai theksoi se Beogradi nuk ka ndërmend të diskutojë çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Kohë më parë Parlamenti i Serbisë doli me propozimin që enklavat serbe në Kosovë të merrnin statusin e autonomisë, të ngjashëm me atë të rajonit të Katalonjës në Spanjë. Por autoritetet e Kosovës e hodhën poshtë në mënyrë kategorike këtë ide.