SERBI, 22 shkurt 2013 – Gazeta serbe "Novosti" shkruan se kreu shtetëror serb gjatë javës së ardhshme do të hartojë planin për strukturën dhe kompetencat konkrete për nëntë komunat serbe në Kosovë. Këtë plan, Ivica Daçiç, do ta paraqesë në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel.
Sipas kësaj gazete, Serbia nuk do të pranojë shuarjen e institucioneve ekzistuese deri në krijimin e strukturave të reja për përkujdesjen e bashkësisë.
Kryeministri serk ka thënë për "Novosti" se, serbët duhet të kenë një lloj pushteti në Kosovë, i cili do të zgjidhte përfaqësuesit e vet dhe do të mbronte interesat e bashkëqytetarëve tanë.
"Duhet të ekzistojë pakoja e cila do të përfshinte ekzistimin e bashkësisë së komunave serbe me kompetenca, mënyrën e zgjedhjes që do të mundësonte vetadministrimin serb në Kosovë. Vetëm pas kësaj mund të bisedohet që se institucionet e Serbisë të transformohen në institucione të bashkësisë, në të cilën duhet të hyjnë të gjitha komuna në të cilat serbët janë shumicë e jo vetëm ato nga veriu", ka thënë Daçiç.