Lideri i Partisë Social Demokrate (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviç, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politika të gabuara në të kaluarën dhe me luftën me NATO-n në vitin 1999.

Gjatë një interviste dhënë për “Vecernje novosti”, Gjukanoviç ka thënë se Mali i Zi nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin e Perëndimit, por për shkak të bindjeve se duhet ta shikojë realitetin dhe t’i kontribuojë stabilitetit në rajon, shkruan tg.

“Serbia e sotme nuk vendosë për Kosovën. Ajo thjesht e ka pranuar faturën për humbjen që e ka pësuar më herët”, ka shtuar Gjukanoviç. Sipas tij, pikëpamja e Malit të Zi është se realiteti në lidhje me Kosovën është i pandryshueshëm.