Një serb 59-vjeçar vdiq nga koronavirusi të premten, duke shënuar kështu vdekjen e parë në vend nga pandemia, tha kryeministrja Ana Brnabic.
“Fatkeqësisht kemi humbur një jetë. Ne do të luftojmë për jetën e çdo personi,” tha Brnabic në një konferencë për shtyp, duke shtuar se burri ishte nga provinca veriore e Serbisë, Vojvodin,a dhe më parë kishte qenë në gjendje të keqe.





