Mediat serbe raportojnë se ushtria serbe që gjendej në afërsi të Jarinjes në Rudnicë është tërhequr nga aty dhe janë vendosur në Rashkë.
Këtë mëngjes, helikopteri i KFOR-it ka fluturuar mbi Jarinje, teksa policia e Kosovës e bën ndërrimin në orën 12:00.
Ndërkohë, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.





