1gusht 2015 – Rusia njeh pasaportat e Kosovës. Lajmi ka tronditur serbët, aq sa gazeta serbe “Blic”, ka sot në faqen e parë lajmin “Putin pranon pasaportën e Kosovës”, kurse si mbititull ka “Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.

Më herët ambasada ruse në Beograd kishte njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës tash për tash mund të hyjnë vetëm sportistët”, shkruan “Blic”.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçic ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e jo rusët”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/