Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një konferencë sot ku ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç por ka dhënë edhe një mesazh për NATO-n.
Vuçiç i ka kërkuar Gjukanoviçit dhe Kurtit që ta lënë Serbinë të qetë sepse populli serb me krenari zgjedh rrugën e tij dhe nuk pret që NATO ta mbrojë atë.
“Kërkesa ime është që ta lëmë Serbinë të qetë, të mos gënjejmë dhe të mashtrojmë opinionin. Serbia do ta gjejë rrugën siç duan qytetarët e saj. Jemi krenarë për faktin se duam ta mbrojmë vetë vendin tonë dhe jo që na mbron NATO. Ne jemi të ndryshëm në këtë, ne jemi krenarë për këtë dhe nuk kemi turp për këtë.”-tha Vuçiç.
Për më tepër, ai ironizoi duke thënë se sistemet anti-raketore i blejnë për mbrojtje nga armiku, duke shtuar se për t’u mbrojtur nga Kosova e Mali i Zi s’i nevojiten këto armë, por spraj mushkonjash.
“Sistemi jonë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë sprej Autan sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë. Por t’i lëmë shakatë”., tha Vuçiç.





