Vazhdojnë pushimet në Amerikë për futbollistin brazilian të Barcelonës, Neymar Jr., i cili nuk u grumbullua nga kombëtarja tashmë e eliminuar në “Copa Amerika”.

Sulmuesi ka takuar pak ditë më parë në një festë në Las Vegas tenisten amerikane Serena Williams, numrin 1 në botë. Dhe dy ikona në sportet e tyre nuk kanë munguar ta bëjnë një foto së bashku në pishinë, duke festuar së bashku me rroba banjo. Ka qenë tenistja ajo që ka publikuar foton mes tyre në “Facebook”, duke thënë: “Jam gjithnjë gati për sezonin veror, por asnjëherë nuk i dihet se kur të del përballë një kampion si Neymar”.

Sulmuesi po shijon disa ditë pushime në Amerikë dhe nuk ka refuzuar këtë foto me një ikonë të sportit si Serena Williams. Dy sportistët janë takuar në një “festë në pishinë”, ku janë argëtuar.