Përmbytja e qytetit të Durrësit mëngjesin e sotëm ka sjellë paralizimin e lëvizjes në shumë zona.

Në lagjen nr.16, një qytetar ka përdorur tavolinën e sërfit për të lëvizur në rrugët e përmbytura.

I gjithë qyteti dhe zonat periferike i përngjisnin sot Venecias.

Ndërkohë në shumë lagje niveli i ujit në rrugë ka paralizuar thuajse fare lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve, ndërsa biznese dhe shtëpi janë përmbytur.