Një seri grabitjesh kanë ndodhur përgjatë natës në Shëngjin. Mësohet se pre e grabitjes kanë rënë një pikë e këmbimit valutor dhe 3 dyqane. Deri më tani nuk dihet shuma e parave që kanë marrë grabitësit.
Po ashtu nuk është zbuluar ende nëse pas grabitjeve fshihet i njëjti grup kriminal, apo autorët kanë qenë të ndryshëm.
Grabitësit kanë përfituar edhe nga mungesa e energjisë për shkak të stuhisë që ka kaluar mbrëmë në zonë. Policia vijon hetimet.





