Zona përreth vullkanit Etna në ishullin italian të Siçilisë është goditur nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 4,5, ballë të shkallës Rihter, njoftoi sot National Instituti Kombëtar i Gjeofizikës (INGV).
Sipas raportimeve fillestare, nuk ka dëme të mëdha, megjithatë disa shkolla janë mbyllur si masë paraprake.
Etna, me mbi 3 300 metra lartësi, është vullkani aktiv më i madh në Evropë. Tërmeti më i fortë u regjistrua nç menhkesin e sotëm dhe u ndje edhe në qytetin e Katanias, i cili ndodhet në rrëzë të vullkanit dhe ka rreth 300 mijë banorë.
Kryetari i bashkisë së Katanias, Enrico Trantino, urdhëroi mbylljen e përkohshme të shkollave. Mësimi u anulua edhe në disa bashki të tjera përreth. Aeroporti i qytetit, megjithatë, mbeti i hapur.
Tërmetet janë të zakonshme në Siçili. Etna shpërthen rregullisht dhe monitorohet vazhdimisht. Shpërthimet zakonisht ofrojnë një spektakël mbresëlënës dhe tërheqin shumë vizitorë.





