Interi rekord në shpenzime. Mbi 100 milionë Euro kanë shpenzuar zikaltërit gjatë kësaj merkatoje vere. Momenti i transferimit të dyshes Joao Mario-Gabigol, për të cilët u investuan 70 milionë Euro, krijoi një ide akoma dhe më të qartë se Interi ishte mbreti i shpenzimeve këtë verë në Itali. Presidenti i ri i zikaltërve Jindong Zhang u prezntua në mënyrën më të mirë përpara tifozëve duke bërë një goditje të dyfishtë. Vetëm se tashmë klubi nga Milano duhet të respektojë Fair-Play financiar dhe futbollisti që mund të sakrifikohet është kroati Brozovic.  Sidoqoftë një largim i mundshëm i tij mund të ndodhë në  Janar osë në Qershor të 2017, pasi për momentin për mesfushorin nuk është paraqitur asnjë ofertë konkrete.Sigurisht që Juventusi që ka qënë protagonist absolut në transferimet e futbollistëve, por falë shitjes së Paul Pogba te Man.United dhe Simone Zaza te West Ham, bardhezinjtë thuasje kanë arritur të barazojnë shpenzimet me arkëtimet. Roma gjithashtu ka zbërthyer arkat, por largimi i Miralem Pjanic mund të cilësohet si një humbje e madhe për verdhekuqtë. Napoli ende nuk po arrin të gjejë një sulmues të aftë për të zëvendësuar të larguarin Gonzalo Higuain. Financat nuk mungojnë dhe  numërimi mbrapsht përsa i përkët dritares së transferimeve ka nisur e nëse dëshiron të afrojë një sulmues cilësor, De Laurentiis duhet të nxitojë.