Nëse Napoli i Antonio Kontes do të triumfonte në këtë sezon të Serie A atëherë të gjithë do të flisnin për një mrekulli, në të kundërt askush nuk do të thoshte asgjë. Ekipi kampan këtë sezon kishte si objektiv të vetëm të siguronte një vend në Champions, por gjatë rrugës kuptoi se nga ky edicion mund të merrte diçka më shumë… edhe pse De Laurentis në dimër privoi ekipin nga një tjetër yll siç ishte Kvara.
Të gjitha këto situata e bëjnë edhe më epike një triumf të mundshëm të Napolit, i cili ka në dorë fatet e veta dhe në katër takimet e fundit të Serie A i mjaftojnë tri fiore dhe një barazim për të kthyer në realitet atë çfarë shumë pak e kishin menduar gushtin e kaluar.Nga fundi i Serisë A mungojnë ende katër javë dhe distanca mes Napolit dhe Interit është vetëm tri pikë. Kujtojmë se në rast se të dy ekipet do të përfundonin me pikë të barabarta titulli do të vendosej nga një finale, e cila do të ishte historike për Serinë A, e cila u vendos në këtë mënyrë 61 vite më parë.
Klasifikimi
1.NAPOLI: 74 pikë (54 gola të shënuar, 25 gola të pësuar)
2.INTER: 71 pikë (72 gola të shënuar, 33 gola të pësuar)
Kalendari i Interit deri në fund të sezonit:
Barça-Inter
Inter-Verona
Inter-Barça
Torino-Inter
Inter-Lacio
Komo-Inter
Finalja e Champions League
Kalendari i Napolit:
Leçe-Napoli
Napoli-Xhenoa
Parma-Napoli Napoli-Kaljari