Ministri italian i Sportit, Viçenco Spadafora ka folur për Serinë A dhe për mundësitë që ky kampionat të arrijë deri në fund.

Ai ka ngritur alarmin për një ndërprerje të mundshme për shkak të pandemisë. 

“Mund t’ja dalim mbanë, por nuk e dijmë nëse do të përfundojë ky kampionat. Nuk i kemi idetë e qarta si për Serinë A dhe në aspektet e tjera. Liga Seria A duhet të krijojë një plan B dhe plan C”, u shpreh ndër të tjera ministri Spadafora, duke lënë të hapur mundësinë se futbolli qëndron në rrezik nga COVID-19.