Seria A kërkon ringritjen dhe kthimin e prestigjit në arenën ndërkombëtare, por ndërkohë po përballet me fenomenin e rënies së numrit të spektatorëve të pranishëm në stadiume. Në fund të sezonit 1998-99, kampionati elitar i futbollit në Itali regjistronte mesatarisht rreth 32 mijë tifozë për ndeshje. Përllogaritjet ishin bërë bazuar në 30 kampionatet e mëparshëm.Por, me ardhjen e shekullit të ri, situata ka ndryshuar dhe shifrat kanë regjistruar rënie të vazhdueshme. Prej kampionatit të parë të shekullit të ri, ose Mijëvjeçarit të ri nëse dëshironi ta quani edhe kështu, mesatarja e tifozëve në tribuna zbriti nën 30 mijë për ndeshje.Në edicionin 2004-05, kur pas 53 vjetëve u vendos që Seria A ti rikthehej formatit me 20 ekipe, numri i spektatorëve zbriti nën 25 mijë për ndeshje. Në sezonin e fundit, që u mbyll në muajin Maj, mesatarja e tifozëve të pranishëm në ndeshjet e kampionatit italian ishte pak më e lart se 22 mijë.

Të mbledhura të gjitha së bashku, në 18 edicionet e luajtura në shekullin e ri, mesatarja e spektatorëve në stadiume është 23 mijë e 900 për ndeshje.Praktikisht, krahasuar me fundin e viteve ‘900, ose më saktë në 30 viitet e fundit të shekullit të kaluar, Seria A ka humbur 25 për qind të spektatorëve mesatar për ndeshje. Një këmbanë alarmi për futbollin italian, edhe pse më e keqja duket se nuk ka kaluar. Sipas specialitëve, rënia pritet të vazhdojë edhe në sezonin e ri, për shkak të cilësisë jo të mirë dhe kapacitetit më të vogël të skuadrave që do të luajnë në edicionin e ri të Serisë A.