Vijojnë ndryshimet në postet drejtuese të policisë. Disa emërime dhe shkarkime janë bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Komisariatet e kryeqytetit, si dhe atë të Shijakut.
Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro. Emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak, ndërsa në Shijak emërohet Aliosha Broka.
Ndryshimet:
Arsen Sinomati emërohet zv/ drejtor i Policisë Tiranë
Elton Alushi emërohet shef i krimeve në Tiranë
Agim Hoxha emërohet shef i komisariatit nr.4
Neritan Boci largohet nga komisariati nr. 6, emërohet Arben Aliko
Alket Shatro shkarkohet nga komisariati nr. 4, emërohet specialist
Largohet shefi i Policisë Rrugore Tiranë Ervin Hasrama
Erjon Ahmeti emërohet shef i Policisë Rrugore Tiranë
Shkarkohet shefi i sektorit 'Shqiponja' Vladimir Laska
Shefi i sektorit ‘Shqiponja’ në Tiranë emërohet Olti Bistri
Shef Komisariati në Shijak emërohet Aliosha Broka
Skënder Hitaj ikën si zv.drejtor në Tiranë, shkon në Lezhë
Më 27 prill, pati një tjetër rokadë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare Policia e Shtetit u përfshi nga një valë e gjerë ndryshimesh që prekën si Drejtorinë e Përgjithshme ashtu edhe krerët e 10 qarqeve në vend, duke lënë të pandryshueshme dy qarqe, Dibrën dhe Kukësin.





