Pas rreth dy javëve nga gjendja e rëndë mjedisore që u krijuar nga menaxhimi i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, situata po përsëritet sërish.
Nga një vëzhgim që “DurrësLajm” bëri paraditen e sotme në shumë vendgrumbullime të plehrave në lagje të ndryshme të qytetit kazanët janë të tejmbushur.
Kamionët e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal në Durrës dhe Plazh, ditën e sotme nuk janë lejuar të shkarkojnë mbeturinat në landfillin e Sharrës.
Ndërkohë mësohet se janë bllokuar 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina.
Këshilli Bashkiak Durrës miratoi më 10.06.2021 propozimin nr.2 të bërë nga AKUM për zgjidhjen e emergjencës imediate të krijuar me trajtimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar.
Propozimi nr.2 konsistonte në:
Kostot e investimit të skenarit 2 të propozuar nga Studimi “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” i miratuar nga Komiteti për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Këshilli i Qarkut Durrës janë te shpjeguara ne dokumentin bashkëngjitur, ku shkurtimisht:
Sistemi i mbledhjes së dy koshave (koshi i mbeturinave të riciklueshme dhe koshi i mbeturinave) Transportimi i të gjitha mbetjeve në Qëndrën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë përmes Stacionit te transferimit që do të ndërtohet në Durrës.
Kosto e investimit parashikohet ne ndertimin e stacionit te transferimit me nje vlere 5,000,000 euro
Sipas studimit “Analizimi i opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” kosto dinamike e cmimit DPC është ekuivalent deri në tarifën e portës, €/t e mbeturinave rezulton 40.5 €/t





