Italia vjen sërish me lajme të mira, pasi numrat e rasteve të reja të të prekurve nga koronavirusi janë më të ulta, sesa ditët e javës së kaluar.
Dita e sotme ka regjistruar 636 viktima më shumë se një ditë më parë, duke e çuar numrin total të tyre në 16523.
Rastet e reja janë 1941 persona duke e çuar në 93187 numrin total të rasteve aktive. Ndërkohë personat që janë të shtruar në terapi intensive janë 3898, 79 më pak sesa të dielën.
Personat e infektuar deri më sot kanë arritur më 132.547, sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali.
Pacientët e shëruar kanë arritur sot në 21 815, 1022 të shëruar vetëm në 24 orët e fundit.





