Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë pak më parë në Shqipëri.
Magnituda ka qenë 3.1, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet.
Ato pasojnë tërmetin e mbrëmjes së djeshme me epiqendër në Klos dhe me magnitudë 4.7.
Lëkundjet u ndjenë të forta në qarkun e Dibrës dhe shkaktuan dëme në disa banesa në Klos.
Gjithashtu lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë e qytete të tjera.
Tërmeti i mbrëmjes së djeshme u pasua nga disa paslëkundje më të vogla, megjithatë sizmologët theksuan se nuk ka vend për panik.