Sërish përleshje në Turqi, të paktën tetë ushtarë turq dhe 35 luftëtarë kurdë u vranë gjatë luftimeve në juglindje të vendit, ku pjesa më e madhe e tyre ishte e përqendruar kundër një baze ushtarake, sipas agjencisë të lajmeve Dogan që citon burime të ushtrisë.

Sipas ushtrisë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u përpoqën të bëjnë një sulm të shumëfishtë ndaj një baze në Hakkari herët në mëngjes. “Sulmet ajrore dhe luftimet në terren bën të paktën 27 luftëtarë të vdekur ndërsa tetë të tjerë u vranë në luftime të tjera pak më larg”, njoftoi ushtria.

Nga ana tjetër PKK-ja ende nuk ka konfirmuar numrin e të vdekurve në këto luftime.