Vijojnë sërish ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit, me disa emërime dhe lëvizje të reja në strukturat kyçe të sigurisë, por edhe të hetimit.

Mësohet se për hetimin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shteti, emërohet Florian Rrasa.

Taulant Gjoka është emëruar zëvendës drejtor rendi në DVP Fier. Ndërsa nga drejtimi i komisariatit nr.6 largohet Edvin Peci.

Ndryshime kanë ndodhur edhe në sektorin e Antidrogës në Policinë e Tiranës.