Vijojnë ndryshimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtuesi Arben Saliu deri tani Pedagog në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë është transferuar dhe emëruar Drejtor i Drejtorisë se Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arben Saliu ka një karriere te pastër në Policinë e Shtetit.

Burime nga policia thanë se Fredi Agastra, që më herët mbante postin e Drejtorit të Standardeve Profesionale do të jetë këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliut.