Nuk kanë fund aksidentet me urbanet në kryeqytet.
Një urbani të linjës së ‘Institutit’ i ka shpërthyer goma teksa ishte në ecje e sipër. Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Njerëzit kanë zbritur nga urbani, e siç shihet në foto kanë mbetur në mes të rrugës.
Jo më larg se sot, një tjetër aksident ndodhi po këtë radhë ‘protagonist’ u bë urbani i Kamzës. Ai doli nga rruga, duke hypur mbi bordurat ndarëse të trafikut.
Nga përplasja kishte persona të lënduar. Edhe pak ditë më parë, urbanët pasi pak ditë më parë, ai i linjës së ‘Institutit’ mori flakë teksa ishte në ecje e sipër.





