Dy banorë të Durrësit janë konfliktuar njëri me tjetrin në zonën e plazhit, në rrugën “Bajram Curri”.

Sipas policisë së Durrësit, 32-vjeçari A.S. ka goditur me grusht 48-vjeçarin E.L.

Policia e qytetit bregdetar ka nisur procedimin penal ndaj 32-vjeçarit, të akuzuar për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”. 

Konfliktet që kanë degjeneruar deri në përplasje fizike kanë qenë të shpeshta kohët e fundit në zonën bregdetare të plazhit.