SHBA– Tre fëmijë në një kompleks zyrash në Feniks, qyteti më i madh në perëndim të shtetit Arizona, janë qëlluar nga një person i armatosur.
Sipas burimeve policore, njëri nga fëmijët ka vdekur ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa viktima e tretë nuk është në gjendje rreziku për jetën.
Policia tashmë është në kërkim të një 70-vjeçari, që ka shtënë mbi këta fëmijë dhe i cili përshkruhet si person i armatosur dhe i rresikshëm.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një takimi në një zyrë ligjore.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillohet një debat i nxehtë mbi kontrollin e armëve, pas ngjarjes në një shkollë fillore në Connecticut, ku një njeri i armatosur gjatë një sulmi kishte të vrarë 20 fëmijë dhe gjashtë mësues muajin e kaluar.