Telashe të tjera për ish-kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili. Mësohet se Xhelili, pas skandalit seksual kur i kërkonte një vajze favore seksuale në këmbim të një vendi pune, është dënuar sërish për një vepër penale, ndërsa Gjykata e Dibrës ka dënuar ish-zyrtarin për fshehje pasurie.

Siç shihet edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Dibrës, vendimi është dhënë më 17 janar, duke e dënuar Xhelilin me një shumë prej 200 mijë lekësh të rinj.

Kujtojmë se ai u kallëzua penalisht më 30 dhjetor të vitit 2016 nga ILDKPKI.