Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe mbështetësit e tij kanë vijuar protestën përpara Kryeministrisë, e cila edhe këtë të hënë u shoqërua me tensione.
Mësohet se policia ka tentuar të largoj protestuesit e Lapajt, teksa këta të fundit pretendojnë se gjatë konfliktit, policia i ka thyer këmbën një prej protestuesve.
Menjëherë pas këtij incidenti, ka mbërritur edhe ambulanca për transportimin e qytetarit drejt spitalit për mjekim të specializuar.





