Një numër i madh lëkundjesh janë ndjerë gjatë orëve të natës në Hamallaj të Durrësit, e cila që prej orës 11 të ditës së mërkurë është epiqendra e disa tërmeteve.
Gjatë natës, janë ndjerë disa lëkundje të forta nga 3-4 ballë. Më i forti është regjistruar në orën 02:09 të mëngjesit të së enjtes me epiqendër Shetajn te Kepi i Rodonit, me magnitudë 3,9 ballë.
Ndërsa lëkundjet e fundit janë regjistruar në orën 04:20 me 3.1 ballë, me epiqendër në detin Adriatik, Gjiri i Lalzit.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas IGJEUM-it, zona e Hamallajt vijon të mbetet mjaft aktive, ndërsa pritet që të ketë edhe lëkundje të tjera, duke marrë parasysh ritmin e aktivitetit sizmik.
(Foto: Tabela me orët e tërmetit, epiqendrat dhe magnitudat)





