Sërish tragjedi në futbollin botëror. Futbollisti çek David Bystron është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Zvicër.

Ai la një shënim për familjarët e tij, ku shkruhej se kishte probleme serioze financiare.

David Bystron, 34-vjeç ka luajtur më parë për Victoria Plzen, ndërsa e mbylli karrierën profesionale në vitin 2014.

Bystron do të mbahet mend për golin që shënoi kundër Milanit në Ligën e Kampioneve, ku Victoria Plzen barazoi 2-2.

Gjatë muajit të kaluar, një tjetër futbollist çek, Frantisek Rajtoral, i cili aktivizohej te klubi turk Gaziantepspor, u gjet i pajetë, i varur në shtëpinë e tij.