Tiranë, 20 qershor 2014 – Kompania Blue Panorama, ka regjistruar sot një tjetër rekord vonesash për udhëtarët nga Shqipëria. Mbi 80 udhëtarë, ndër të cilët nëna me fëmijë të vegjël dhe të moshuar, janë bllokuar në Rinas dhe vazhdojnë të qëndrojnë në aeroport, raporton “Dita”.

Udhëtarët kanë prerë biletat për në Bergamo dhe avioni duhej të nisej në 16.45. Pas vonesës udhëtarëve u është komunikuar se koha e nisjes do shtyhej dhe avioni do nisej në 18.00 por në orën 18.00 u kanë njoftuar një tjetër shtyrje deri në 22.00. Udhëtarët vazhdojnë të qëndrojnë në Rinas prej orësh dhe do t’u duhet të presin ende.

Problemet me Blue Panorama po përsëriten shpesh. Muajin e fundit më shumë se 90 pasagjerë kanë mbetur në Rinas me vonesa mbi 8 orë. Pasagjerët lihen shpesh pa shpjegime dhe pa asistencë nga personeli. Me sa duket kompania që trashëgoi linjat e Belle Air, ka trashëguar edhe huqet

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/