5korrik 2015 – Qëllohet për vdekje një 23-vjeçar pranë Katedrales në qytetin e Lezhës. Kristian Marku mbeti i vrarë, ndërsa u plagos Altin Gjini, 38 vjeç nga Tale e Lezhës. Dyshohet se autorët ishin me makinë kur qëlluan mbi dy personat, të cilët ishin në verandën e një lokali.
Policia ka nisur kërkimet për autorët, por ende nuk është saktësuar se cili ishte shënjestra e tyre.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”