Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.
Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë. Zjarrfikësit dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Shpeshherë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët.