SHBA, 22 gusht 2014  – Partnerja në kompan inë Fairhaven Capital, Rudina Seseri tha dje në një intervistë për "Zërin e Amerikës" nga Bostoni i Masaçusetsit se Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dështuar në përgegjësinë e vet të mbrojtjes së interesave të publikut, "si në nivelin e zbatimit të ligjit, si në nivelin e ndjekjes, monitorimit dhe auditimit të rregullave dhe zbatimit të tyre dhe në aspektin etik". 

Seseri i referohej rastit të vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë dhe përgjegjësive që dalin prej kësaj vjedhjeje. Në intervistën që i dha koleges Keida Kostreci, Rudina Seseri tha se Guvernatori Ardian Fullani ka dështuar dyfish, si kryetar i këtij bordi dhe si drejtuesi i anës zbatuese të Bankës së Shqipërisë. Duke sjellë shembuj nga Shtetet e Bashkuara, Rudina Seseri e hodhi poshtë qëndrimin e zotit Fullani, se stabiliteti i Bankës është i lidhur me personin e tij. 

Ajo tha se shqetësimi i saj është sesi funksionon një institucion i pavarur kur nuk ka kontroll dhe balancë dhe kur ka rregulla të pashkruara, kur rregullat e shkruara dhe proceset nuk zbatohen, kur nuk ka auditime për vite dhe qe edhe kur bëhen janë të brendshme. Ekspertja e financave thotë se fakti që dështoi procesi i mbrojtjes së parave të Bankës dhe që një individ i vetëm kishte qasje në gjëra madhore në bankë, tregon se kemi të bëjmë me një problem sistematik. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/